LajmeRajon

Konferenca e tretë ndërqeveritare me BE, Rama: Ditë e mirë për vendin, hap motivues për të gjithë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cilësoi si një hap të rëndësishëm për Shqipërinë mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe hapjen e grup-kapitullit të 6: Marrëdhëniet me Jashtë.

Në një prononcim për mediet përpara Konferencës, Rama u shpreh se, “Marshimi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grup-kapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit”.

“Dhe po duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grup-kapituj, shpresojmë në pranverë dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grup-kapitujt e hapur”, tha Rama.

 

“Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, theksoi kreu i qeverisë.

Grup-kapitulli përmban dy kapituj: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.

Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të “Themeloreve”, më 15 tetor që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button