LajmeSport

Kosova sfidon Bullgarinë, Shqipëria e Maqedonia përball Danimarkës e Andorrës

Kombëtarja e Kosovës në futsall është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në “Euro 2026”. “Dardanët” i kanë nisur garat për herë të parë në ‘Main Round’ dhe synojnë një vend kualifikues për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2026 në Letoni dhe Lituani.

Pas ndeshjes së parë të humbur javën e kaluar nga Gjeorgjia, Kosova e pret Bullgarinë në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në orën 20:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 10, ku gjendet edhe Franca e Gjeorgjia. Ndërkohë Shqipëria dhe Maqedonia, të mërkurën do të zhvillojnë përballjen e dyta në grupin kualifikues, kur takohen me Danimarkën, respektivisht Andorrën.

Kualifikueseit për EURO 2026

Kosova – Bullgaria (sonte), ora 20.00

Danimarkë – Shqipëri (18.12) ora 18.00

Maqedoni – Andorra (18.12) ora 19.00

 

Show More

Related Articles

Back to top button