LajmeMaqedoniRajon

Haradinaj pret në takim Ali Ahmetin: Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Haradinaj thotë se Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare.

“Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona. Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV”. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button