LajmeMaqedoni

Mexhiti: Në fund të 2024, ose fillim të 2025, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jetë në procedurë parlamentare

Zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se janë dakorduar me koalicionin qeverisës që mekanizimi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të zëvendësohet me ligj që sip bërë të ditur, procedurat do të fillojnë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell Tv21.

“Jemi dakorduar, brenda qeverisë që mekanizimi që u hiq në Gjykatën Kushtetuese, pa fajin tonë, se kjo Gjykatë Kushtetuese nuk është e zgjedhur nga kjo shumicë parlamentare, ajo u abrogua si mekanizëm dhe ne jemi dakorduar që ta avancojmë çështjen.

Mekanizmin ta zëvendësojmë me ligj të posaçëm për përfaqësim të drejt dhe adekuat dhe kualitativ në administratën shtetërore dhe publike. Së shpejti, mendoj fund viti ose fillim viti do të jetë në procedurë parlamentare”, tha Mexhiti në “Daily Click”.

Mexhiti tha se do të bëjnë përpjekje maksimale për ta hequr 20% që siç thotë, është normë ofenduese për gjuhën shqipe dhe për shqiptarët.

“Do të shfrytëzojmë çdo moment, do të bëjmë përpjekje maksimale dhe momentin e parë që do të mundemi për ta hequr 20% që është normë ofenduese ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe gjuha shqipe ta merr statusin e merituar në këtë shtet si gjuhë e dytë zyrtare”, tha Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se nuk e kanë vendimin për avancimin e gjuhës shqipe, por bëri të ditur se është hapur debati dhe shtoi se, në momentin që do të hiqet 20%, në Kushtetuë, gjuha shqipe do të figurojë si gjuhë zyrtare në vend.

“Ka iniciativa, qeveria ka çështje që dalin në opinion, ka çështje që i argumenton, nuk themi se e kemi vendimin për ta avancuar por kemi hapur debatin që duhet të avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Momenti që hiqet 20%, do të figuroje në Kushtetutë gjuha shqipe si gjuhë zyrtare”, tha Mexhiti./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button