LajmeMaqedoni

Nga su’lmet ruse në Ukrainë, është dëmtuar edhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev, MPJ dënon su’lmet

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dënuar ashpër sulmet me raket nga ushtria ruse në Kiev, me çka nga sulmet është dëmtuar edhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev, transmeton TV21.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dënon ashpër sulmet e sotme me raketa nga ushtria ruse në Kiev. Në të njëjtën kohë, ju informojmë se gjatë sulmit është prekur edhe infrastruktura kritike në rajonin e Holosejevit, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhen gjashtë ambasada, përfshirë edhe Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev. Asnjë personel diplomatik nuk u lëndua gjatë sulmit, por dëme materiale janë shkaktuar në Ambasadë. Shërbimet kompetente kanë kryer kontrollin fillestar të dëmtimeve në vend dhe tashmë po punohet për riparimin e tyre”, thonë nga MPJ.

 

Show More

Related Articles

Back to top button