Suedia nuk do të financojë më agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA , por në vend të kësaj do të ofrojë ndihmë humanitare për Gazën përmes kanaleve të tjera, tha ministri suedez i Ndihmës, Benjamin Dousa për rrjetin televiziv TV4.
Izraeli, i cili do të ndalojë operacionet e UNRWA-së në vend nga fundi i janarit, ka akuzuar vazhdimisht agjencinë e OKB-së për përfshirje në sulmin e udhëhequr nga Hamas në 7 tetor 2023 ndaj Izraelit që shkaktoi luftën e vazhdueshme në Gaza.
Vendimi i Suedisë për t’i dhënë fund financimit të UNRWA u mor për shkak të ndalimit izraelit, pasi do ta bëjë më të vështirë dërgimin e ndihmës për palestinezët përmes agjencisë.
“Ka organizata të tjera të ndryshme në Gaza, unë isha atje dhe takova (përfaqësues) të ndryshëm prej tyre”, vuri në dukje ministri suedez, duke përmendur Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) si një marrës të mundshëm.