LajmeMaqedoni

Taravari pas ankesave të mjekëve në “Kozle”: Nuk na duhet emocione, do të vendosim në bazë pragmatike

Arsyeja pse një specializant në fillim e ka kontrolluar foshnjën shtatëmuajshe, që ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve, është për shkak të mungesës së specialistëve, tha Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, por duke shtuar se po të njëjtën ditë, pak më vonë, fëmijën e ka kontrolluar edhe specialisti. Ministri kërkoi që këto raste të mos veprohet me emocione dhe të merren masat e duhura. Ai sot po ashtu foli edhe për ankesat që i ka një pjesë e mjekëve në spitalin e  fëmijëve KOZLE, për keq menaxhimin e drejtoreshës Karolina Simonovska. Taravari tha se po shikohet puna e disa drejtorëve dhe se do të ketë ndryshime aty ko konstatohet se nuk funksionojnë siç duhet.

“Ka pasur një letër që ka ardhur prej të punësuarve në spitalin e Kozles ka një farë pakënaqësie, jemi duke i shqyrtuar disa fakte. Mua më është dashur të takohem me drejtoreshën, njëra anë dërgoi letër, i takova duhej ta takoj edhe drejtoreshën, thash që janë në evaulim më shumë drejtorë, kështu që nuk na duhet emocione por do të vendosim në bazë pragmatike, aty ku drejtorët nuk funksionojnë siç duhet, gjithsesi se edhe disa drejtorë mund të ndërrohen”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button