Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po mbahen peng dhe padrejtësisht në Hagë
Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, Rama u shpreh se procesi ndaj tyre është i parregullt.
“Ashtu si nuk ka asnjë arsye, që Kosova të presë çfarë duhet të bëjë Serbia, për të bërë hapat e saj drejt BE dhe NATO. Kosova e uli në gjunjë 25 vjet më parë, dhe sot do ta lërë në bisht Serbinë. Që të mos kemi pësime historike, kur sot fatin e përbashkët kombëtar, e kemi dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Nuk udhëtojmë, pa përfaqësuesit e UÇK nuk nisemi, as sot, asnjëherë. Vetëm bashkë. Tha Rexhep Qosja, një anëtar i delegacionit. Ju solla këtë paragraf në këtë foltore, pak më shumë se 10 vjet më parë. Më rrëqeth aktualiteti i atyre reshtave, të cilat Rexhep Qosja i pati shqiptuar. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK që Qosja i kërkoi në atë udhëtim. Ne dimë me siguri, se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa UÇK, me në krye Hashim Thaçin. Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u firmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare. Unë, as nuk e kam diskutuar asnjëherë të drejtën e asaj gjykate, për të bërë punën. Është nyja e mbledhur në fyt, se ai proces është proces i parregullt ligjor. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të pavarura nga gjykatësit.”, theksoi ai.