LajmeSport

Tekniku Italian gati të zëvëndësojë Fonsekën në pankinën e Milanit

Emri i Masimiliano Alegrit po përmendet gjithnjë e më shumë si zëvendësim i mundshëm për Paulo Fonseka, në rast të shkarkimit të trajnerit portugez. Sipas raportimeve, Allegri është i hapur për ta shqyrtuar këtë mundësi, duke pranuar të marrë drejtimin e ekipit kuqezi edhe gjatë sezonit.

Megjithëse drejtuesit e Milanit deri tani kanë mbështetur punën e Fonsekas, duke i dhënë besimin e tyre edhe në rast të një rezultati negativ kundër Veronës, situata mund të ndryshojë. Nëse kuqezinjtë nuk arrijnë të fitojnë në “Bentegodi”, aventura e Fonsekas te Milani mund të përfundojë.

Sipas “Calciomercato.com”, në atë rast, hipoteza Allegri do të bëhej më e mundshme, pasi klubi është i prirur të zgjedhë një trajner italian që njeh mirë kampionatin. Kjo do të largonte opsionin e Çavi Hernandez dhe do të rriste shanset për një rikthim të teknikut nga Livorno.

Allegri ka bërë të ditur se është i gatshëm të diskutojë me Milanin dhe është i hapur për të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi në mes të sezonit, ndryshe nga disa projekte jashtë vendit që do të nisin vetëm në korrik.

Si alternativë është përmendur edhe Maurizio Sarri, por ish-trajneri i Lazios duket më pak i prirur për të marrë përsipër një ekip në këtë fazë të kampionatit.

 

Show More

Related Articles

Back to top button