LajmeMaqedoni

Nga mesi i marsit, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët

Seanca përgatitore për Ligjin e Gjuhëve sipas kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinosvki mund të mbahet në mes të muajit Mars.
Në të përveç ekspertëve, siç njoftoi ai, do të ketë edhe përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe përfaqësuesit e 13 parashtruesve të iniciativave.
“Lista e pjesëmarrësve, çështjet juridike të kontestueshme vërtetohen në takim pune të Gjykatës. Nesër do të vërtetohet lista. Sa i përket Komisionit të Venecias, është dërguar letër, kemi përgjigje kthyese se këshilla miqësore do të miratohet në seancën e 14-15 marsit, që don të thotë se seanca përgatitore mund të pritet ditëve në vijim. Pritshmëritë e mia janë që 19, 20, 21 do të mbahet seanca përgatitore”, ka deklaruar Konstadinovski, raporton SHENJA.

Show More

Related Articles

Back to top button