Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të dëborës në pjesët veriore të vendit, ndërsa në pjesët juglindore me reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior, vende vende mbi 60 km/h. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 7 gradë.
Në Gostivar moti me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët më të larta të luginës me reshje të dëborës. Pasdite reshjet do të ndalen. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.