LajmeMaqedoni

Deri 25 vjeç, të gjatë mbi 175 cm, të mos jenë anëtar partie, disa nga kushtet e konkursit për policë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi 15 ditë të aplikojnë në Konkursin për punësim në Policinë e Maqedonisë së Veriut, ku planifikohet punësimi i 600 policëve të rinj.

“Me marrëveshjen për punësim rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjella dhe përcaktohet se polici është i detyruar të mbetet në punë në Ministri së paku pesë vjet duke u llogaritur nga data e lidhjes së marrëveshjes për punësim. Në të kundërtën, i njëjti është i obliguar t’i kompensojë shpenzimet e bëra për trajnimin e tij duke i rritur për tre herë”, theksohet në Konkurs.

Në Konkurs numërohen edhe ushtrimet që duhet të realizohen nga kandidatët në ditën e provimit.

“Kandidatët të jetë i moshës madhore, por të mos i ketë të mbushura 25 vjet nëse për herë të parë lidhë marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm”, sqaroi Policia.

Kandidatët meshkuj duhet të jenë të gjatë së paku 175 cm, ndërsa ato femra 165 cm, nuk duhet të jenë anëtar partie dhe kushte tjera të theksuara në Konkurs.

Më së shumti punësime do të bëhen në SPB Shkup (300 policë).

 

Show More

Related Articles

Back to top button