Berat Lush ka bërë debutimin në Superligën turke, ku në moshën 17-vjeçare ka luajtur për Gallatasarajin në fitoren e thellë 5-1 në ndeshjen e fundit kundër Kaiserisporit. Ishte një ditë emocionuese për Beratin i cili mori një lajm të keq kur ishte në autobus me ekipin duke shkuar në stadium.
Gjyshja e tij ndërroi jetë, ndërkohë gjatë ndeshjes, shokët e skuadrës ia dedikuan atij golat. Berati luan si sulmues i majtë dhe vjen nga një familje shqiptare nga Gostivari.
Federata Futbollit të Maqedonisë ka shprehur interes për talentin, por nuk dihet nëse FSHF ka kontaktuar me të. Në profilin e tij në “Instagram”, përpos flamurit të Maqedonisë, mban edhe flamurin shqiptar.