Valbon Limani U.D Kryear i Komunës së Gostivarit i ftuar në emisionin Daily Click në TV21 foli për projektet e realizuara në Gostivar në 6 muaj prej kur ka marrë detyrën U.D.
Limani përmendi një sërë projektesh të realizuara, por shtoi se për punën e bërë do të vlerësojnë qytetarët.
Kujtojmë se Valbon Limani në krye të Komunës së Gostivarit erdhi pas dorëheqjes së Arben Taravarit i cili u zgjodh për ministër të Shëndetësisë pas zgjedhjeve parlamentare.