LajmeMaqedoni

Tregtarët i kanë ulur çmimet e ushqimeve, nëse rriten përsëri, do të miratohet masë për ngrirjen e çmimeve

Qeveria u shpreh e kënaqur, tregtarët dëgjuan udhëzimet e tyre – ulën çmimet e vezëve, vajit, mishit dhe produkteve të tjera ushqimore, të cilat i kishin ngritur para fillimit të shportës së Vitit të Ri. Inspektorët do të kontrollojnë në terren dhe nëse vërehet sjellje devijuese nga tregtarët, vetëm atëherë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve. Ministri Durmishi kërcënoi me gjoba dhe mbyllje të marketeve.

“Siç vërehet nga dita e djeshme në raftet e marketeve vërehet ulje e çmimeve të produkteve që janë rritur muajin e kaluar. Tashmë sot e kemi gati një vendim për ngrirjen e çmimeve, por për momentin nuk do t’ia propozojmë Qeverisë. Ne do të monitorojmë situatën e çmimeve. Nëse do të ketë rritje të papritur të çmimeve, do të kërkoj menjëherë që të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë dhe të propozohet vendim për ngrirjen e çmimeve”, tha Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.

“Shumica e tregtarëve po i kthejnë çmimet në nivelin që kishin para se rriten. Ata respektojnë njoftimin dhe kërkesën që ne iu drejtuam publikisht. Pres që kjo të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, edhe pse rregullisht me kontroll intensiv nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, situata do të monitorohet dhe nëse do të kemi sjellje devijuese nga ana e tregtarëve, do të merren masa”, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Show More

Related Articles

Back to top button