LajmeSport

Barazimi që dhemb shumë, Motta: E pafalshme për nivelin tonë të gabojmë si te goli i parë

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për mikrofonat e DAZN pas barazimit 2-2 në shtëpi kundër Fiorentinës.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë, por jeni një skuadër që nuk di t’i menaxhojë minutat e fundit me pasime…

Do të përqendrohesha më shumë te shënimi i golit të tretë, sot ishte ndeshja perfekte për ta bërë këtë. Nëse nuk e bën, i lë mundësinë kundërshtarit dhe me një rast të vogël ai mund të barazojë.

Diferenca në mentalitet në krahasim me fillimin e sezonit…

Para golit të parë, ishim në një moment të mirë në fushë, por pas tij e ulëm nivelin tonë. Në pjesën e dytë provuam ta vazhdonim sulmin. Ishte ndeshja perfekte për ta mbyllur me golin e tretë dhe më pas mund ta menaxhonim avantazhin si kundër Manchester City.

A meriton notën më negative mënyra si e pësuat golin e parë?

Jam dakord, bëmë një gabim që nuk mund ta lejojmë. Janë gjëra që nuk mund të përsëriten, duke pasur parasysh nivelin tonë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk