LajmeMaqedoni

RMV, Agjencia për Ushqim gjobiti 23 objekte hotelerike dhe asgjësoi 200 kilogramë ushqim

Në dy javët e fundit Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese, gjatë të cilave janë gjobitur 23 objekte hotelierike dhe janë asgjësuar mbi 200 kilogramë ushqime, transmeton Portalb.mk.

“Në 43 objekte kemi konstatuar se nuk plotësojnë standardet e higjienës dhe nuk kanë zbatuar procedurat e Higjienës së mirë dhe praktikës së mirë të prodhimit. Në katër raste nuk janë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve”, njofton AUV.

Në kuadër të 244 inspektimeve, theksi u vu në ambientet e hotelierisë që organizojnë festat e para Vitit të Ri, kur për shkak të rritjes së kërkesës, operatorët ushqimorë kanë një ngarkesë të shtuar.

Përveç kësaj, dhjetë ditë më parë AUV asgjësoi mbi 2 tonë ushqime të pasigurta të skaduara në një operator kioske. Javën e kaluar, nga ana tjetër, janë kryer kontrolle në magazina, markete dhe dyqane për pako për Krishtlindje. Nga 62 inspektime, në katër operatorë janë konstatuar parregullsi, si etiketimi joadekuat i paketimeve.

Nga pakote analizuara të Vitit të Ri, në dy raste janë evidentuar produkte me afat të skaduar apo të shkurtër, çka tregon më tej nevojën për kontroll të rregullt për mbrojtjen e konsumatorëve.

 

Show More

Related Articles

Back to top button