GostivarLajme

BDI-ja e Gostivarit mbetet kundër vendimit të Qeverisë për përjashtimin e diasporës nga proceset vendimmarrëse

 

Për të katërtën herë Këshilli i Gostivarit ka rrefuzuar të vendos në rend dite deklaratën e BDI-së përmes së cilës kërkohet të anulohet vendimi i Qeverisë për ndarjen e banorëve në rezident dhe jorezident nga regjistrimi i vitit 2021.

Kërkesa për ta vendosur në rend dite propozimin e tyre erdhi sërish nga këshilltari Aziz Dauti nga BDI. Kryesuesi i Këshillit Namik Durmishi i cili vjen nga radhët e ASH-së, përsëriti se nuk do ta pranojë propozimin derisa i njejti nuk kalon te shërbimet komunale, debatin në komision e pastaj, të arkivohet dhe të vijë në séancë. Durmishi veprimin e këshilltarëve të BDI-së e quajti marketing politikë. Ai poashtu u bëri medije atyre se seancën e kaluar nuk kanë qendruar për të votuar Programën Zhvillimore të komunës, ndërsa kësaj here në vend të debatit për buxhetin e vitit 2025 humbet kohë, siç ai potencoi, me diçka që nuk është kompetencë e pushtetit lokal.

Këshilltari Dauti tha se nuk janë duke bërë politikë, por kërkojnë të ushtrohet e drejta e tyre si propozues që deklarata të vendoset në rend dite.

Në të njejtën linjë me këshilltarin Dauti ishte këshilltari tjetër i BDI-së, Lekë .Këshilltari tjetër i BDI-së, Halim Zeqiri tha se propozimi për ta pasur Deklaratën në rend dite i ka ndjekur të gjitha procedurat dhe se ai personalisht të njejetën e ka dorëzuar.

Afrim Aruçi, këshilltarë i BDI-së gjithashtu pati reagim. Xhevat Fejzuli këshilltarë i ASH-së porositi kolegët e tij nga BDI që përgjigjen për formën se si u regjistrua mërgata në vitin 2021 ta kërkojnë te partia e tyre e cila atë kohë ishte në pushtet qendrorë. Telat Fetai, këshilltarë i Aletarnativës në reagimin e tij ndaj këshilltarëve të BDI-së, u tha atyre se për 22 vite pushtet e kanë katandisur çdo institucion shtetërorë. Ai u përmendi edhe arratisjen e ish zyrtarëve të BDI-së dhe siç tha, krimet e bëra gjatë qeverisjes së tyre me shuma miliona euro.

Këshilltari i BDI-së, Lekë Dalipi edhe një herë kërkoi që pika të vendoset në rend dite, por pasi e njejta nuk u vendos, këshilltarët e BDI-së e lëshuan seancën. Pas daljes nga séanca, këshilltarja e BDI-së, Vjollca Baftiu Zylbehari e cila në nisje të séancës kolegëve këshilltarë u dhuroi nga një varëse për festat e fundvitit, mbajti konferencë për media. Ajo tha se me vendimin qeveritar të 24 shtatorit të këtij viti që mërgata të llogaritet si banorë jo resident, shkaktohet dëm edhe te ulja e numrit të këshilltarëve në Gostivar dhe dëm material prej 2.5 milionë euro. Me vendim të qeverisë të sjellur me 24 shtator të këtij viti, rreth 33 mijë banorë të Gostivarit, gjegjësisht diaspora nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021, mbeten jashtë popullatës rezidente.

 

Show More

Related Articles

Back to top button