Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka folur në lidhje me Abetaren e unifikuar shqipe, e cila në fillim të këtij viti shkollor filloi të përdoret në disa shkolla shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Janevska tha se nuk ka asnjë pengesë të përdoret Abetarja shqipe, pasi siç tha, është material ndihmës.
“Asnjë ligj nuk vlen në mënyrë retrograde. Këtë BDI do të duhet ta dijë më mirë se unë, pasi kanë përvojë 20-vjeçare. Materialet didaktike që janë në përdorim, do të jenë në përdorim derisa Byroja për Zhvillim të Arsimit nuk thotë se nuk janë të përshtatshme, për momentin nuk kemi vendim të tillë”.