LajmeRajon

Masakra në Malin e Zi, shkon në 12 numri i të vrarëve, autori i jep fund jetës

Të paktën 12 persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën rëndë të mërkurën e 1 janarit 2025 nga të shtënat me armë që nisën në një tavernë në Cetinje të Malit të Zi.

Sipas mediave malazeze, mësohet se viktimë e kësaj tragjedie kanë mbetur shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë.

Të gjitha njësitë policore, si dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë, kanë kërkuar me orë të tëra për të dyshuarin Aco Martinoviç ndërsa Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Llazar Shçepanoviç, ka thënë se Aco Martinoviç ndodhej në vendbanimin Humci në Cetinje ndërsa policia e rrethoi. Ai ishte në një situatë të pashpresë, i rrethuar nga të gjitha anët. Pasi u urdhërua të ulte armën, ai qëlloi veten në kokë. Pasi u plagos, u tentua që të transportohej në QKKG, por ai iu nënshtrua plagëve të marra – tha Sçepanoviç.

Martinoviçi e filloi krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona dhe më pas vrau tetë të tjerë në tre vende të tjera në qytet, në mesin e tyre tre gra dhe dy djem, të dy  vëllezër nga 10 dhe 13 vjeç.

Katër personat e lënduar janë operuar, ndërsa drejtori i spitalit ka thënë për mediat se tre nga të plagosurit rëndë ndodhen në reanimacion dhe lëndimet e tyre janë të rënda, por parametrat jetikë “aktualisht janë stabile”.

Operacioni i të lënduarit të katërt, i cili ka lëndime të shumta në kokë, stomak dhe gjoks, siç ka sqaruar mjeku, ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit.

Rreth orës 20:00 policia kishte informacione se Martinovici ishte parë në njërën nga sallat e braktisura të ish-uzinës “Obod”, por pas kontrollit të objektit nuk është gjetur aty.

Si ndodhi ngjarja?

Të dhënat e para jozyrtare tregojnë se Martinoviçi mëngjesin e djeshëm ka qenë në tavernën e vogël “Velestovo”, ku gjatë ditës është shoqëruar me pronarin dhe disa të njohur e miq të tjerë të përbashkët, pasi kanë bërë festën e Vitit të Ri.

Martinovic ka filluar krimin në një restorant në Velestovë afër Qendrës Sportive. Në lokal ka ndodhur një incident mes tij dhe një mysafiri tjetër, pas së cilës i dyshuari për krim ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë, është kthyer në lokal dhe aty ka vrarë katër persona.Pas kësaj, ai udhëtoi me makinën e tij në tre lokacione të ndryshme në Cetinje, vendbanimi Humce dhe në dy vende të tjera ku vrau ose plagosi disa njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe disa anëtarë të familjes së tij të ngushtë.

Ky është krimi i dytë masiv në Cetinje në dy vjet e gjysmë. Kryeqyteti dhe Mali i Zi ende nuk e kanë marrë veten nga tragjedia e ndodhur më 12 gusht 2022 në vendbanimin Medovina. Kur Vuk Borilovic vrau 10 persona.

 

Show More

Related Articles

Back to top button