BotaLajme

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, jep dorëheqjen nga parlamenti

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, njoftoi të mërkurën dorëheqjen e tij nga parlamenti i vendit, i njohur gjithashtu si Knesset.

Njoftimi vjen më pak se dy muaj pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e largoi atë nga posti i tij pas disa muajsh mosmarrëveshjesh për drejtimin e luftës në Gaza, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas shkarkimit të tij, Gallant mbajti vendin e tij në parlament si anëtar i zgjedhur i Knesset.

“Mirëmbrëma. Së shpejti do t’i përcjell Kryetarit të Knesset-it vendimin tim për t’i dhënë fund detyrës si anëtari i 25-të i Knesset-it pas 45 vitesh shërbim dhe misione për Shtetin e Izraelit. 35 vjet në IDF. Një dekadë si anëtar i Knesset-it dhe si ministër në qeveritë e Izraelit, duke përfshirë dy vite dramatike në postin e Ministrit të Mbrojtjes”, citohet të ketë thënë Gallant në një fjalim televiziv.

Gallant dhe Netanyahu ishin vazhdimisht në mosmarrëveshje për luftën në Gaza.

Por, pavarësisht dorëheqjes së tij nga Knesset, Gallant deklaroi se do të vazhdojë të jetë anëtar i Partisë Likud të Netanyahut.

 

Show More

Related Articles

Back to top button