LajmeMaqedoni

Aksidenti tragjik në rrugën Rashçe-Saraj: Tri gra të një familje u shuan, një burrë në kërkim – fëmija shpëtoi mrekullisht

Tre persona janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi Vardar afër Shkupit, pasi vetura e tyre doli nga rruga Rashçe-Saraj të enjten mbrëma. Ky aksident tronditi vendin , ndërsa raportohet se në veturë ka qenë edhe një person tjeter.

Në veturë ka qenë një familje me pesë persona, tre prej të cilëve ishin gra dhe u gjetën të vdekura. ndërsa një fëmijë, që gjatë rrokullisjes ka dalë nga vetura dhe është gjetur më pas nga disa kalimtarë që e kanë dërguar në spital.

Kërkimet për personin e katërt u ndalën mbrëmë për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë, për të vazhduar me aksionin sot.

Deri më tash nuk është bërë publik identiteti i viktimave që humbën jetën tragjikisht.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte automjetin “Audi”, që dje ra në ujërat e lumit Vardarit pasi doli nga rruga për në fshatin Rashçe.
Aksidenti është raportuar dje në orën 16:00 në SPB Shkup. MPB bën me dije se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.
Aksidenti është raportuar dje në orën 16:00 në SPB Shkup. MPB bën me dije se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk