U mbyll është një vit tjetër në të cilin Maqedonia nuk lëvizi në rrugën e Evropiane dhe Bullgaria nuk lëshoi pe rreth ndryshimeve kushtetuese që kërkohen nga Shkupi, si kusht për çeljen e kapitujve të anëtarësimit.
Qeveria e re e Mickoskit kishte konfirmuar se interesi strategjik i vendit mbetet anëtarësimi i plotë mirëpo jo me çdo kusht. Viti iku kryesisht duke pritur formimin e një qeveria politike në Sofje me të cilën do të nisnin negociata, por kjo gjë duket se nuk do të ndodhë edhe për ca kohë. Shkupi kërkon garanci që Bullgaria nuk do të ketë kërkesa të tjera që lidhen me çështjet bilaterale gjatë procesit. Kjo e la pas, duke e ndarë nga pakoja me Shqipërinë e cila hapi kapitujt e anëtarësimit, pa Shkupin.
Kryeministri Hristijan Mickoski, pas vizitave në Bruksel dhe në takime me institucionet Evropiane u shpreh i bindur se dyert e vendit do të hapen gjerë se shpejti. Deri tani asnjë plan konkret nuk është zbardhur, se si kjo do të arrihet.
“Jam i sigurt se në periudhën që vijon në bisedime të përbashkëta përfundimisht pas dy dekada e gjysmë, rruga e Maqedonisë deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian do të jetë e hapur gjerë dhe do të vlerësohet në bazë të arritjeve dhe kompetencave dhe jo për shkak të çështjeve bilaterale”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Sofja zyrtare thotë se Shkupi tani negociatat duhet t’i bëjë me BE-në dhe jo më Bullgarinë. Korniza negociuese ku ndryshimet kushtetuese qëndrojnë si kusht i patjetërsueshëm nuk do të ndryshojë.
“Nëse drejtuesit shtetëror të Maqedonisë së Veriut dëshirojnë vërtetë anëtarësim në BE duhet të përmbushin kornizën negociuese dhe marrëveshjen e fqinjësisë së mirë. Kjo është shumë e qartë”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.
Në 2025-ën, vendi hyn në vitin e 21-të si kandidate për anëtarësim në union. /Alsat.mk