Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “është e rëndësishme që ai të largohet nga udhëheqja e Partisë Progresive Serbe” (SNS).
Vuçiq tha se pavarësisht dobësive të saj, SNS-i është “organizata më e mirë politike” në Serbi.
“Pas një kohe duhet ta kuptosh se nuk je i përjetshëm dhe t’u japësh hapësirë të tjerëve”, tha Vuçiq të dielën.
Ai tha SNS-i, i udhëhequr prej tij, ka arritur të realizojë ndryshime kyçe në vend.
Lidhur me raportimet në media se ai është i pakënaqur me anëtarët e SNS-it, Vuçiq tha se “neveritet nga njerëzit që shkojnë dhe i përhapin këto thashetheme individuale tek gazetarët”.
“Këtë e bëjnë për t’u pëlqyer, që të mos sulmohen, por të sulmojnë dikë tjetër. Janë parti të tëra politike që merren vetëm me këtë”, tha Vuçiqi.