Ndërsa qeveria e re dhe kryeministri Hiristijan Mickoski çdo ditë me pompozit paralajmërojnë prurjen e investimeve të huaja në vend, njohësit ekonomik thonë se këto investime në planin afatgjatë nuk sjellin zhvillim ekonomik e as krijohen shumë vende të reja pune. Analisti ekonomik, Visar Ademi në emisionin “Politica”, tha se kompanitë e huaja marrin subvencione qindra miliona euro nga shteti, ndërsa ato nuk janë të lidhura me ekonominë lokale, sepse produktin e prodhuar te ne me fuqi të lirë punëtore e shesin në vendet nga ku vijnë.
“Nuk ka ndonjë zhvillim të madh ose ndonjë model të ri ekonomik e cila neve na bën me besim dhe shpersë se diçka e madhe do të ndodh. Kjo qeveri e vazhdon konceptin e qeverive paraprake me përkrahjen e investitorëve në zonat ekonomike ose unë siç i quajë ‘ishujt ekonomik’. Pse u them ‘ishuj’, sepse ato kompani asnjë velër të shtuar nuk kanë me ekonominë lokale. Ato thjeshtë e marrin lëndën e parë nga vendet ku ato importojnë, bëjnë përpuinimin nëpër ato zona ekonomike dhe i marrin të gjitha ato beneficioni që ne japim qoftë në taksa, qoftë në subvencione, etj., dhe pastaj të njejtën e eksportojnë. D.m.th ato nuk janë të lidhura me ekonominë lokale, ato nuk shesin këtu, dhe më tepër se gjithçka ato janë procese të automatizuara, shumë pak vende pune krijojnë. Mund për shembull për një subvencion prej 100 milionë eurove, të ketë 8 apo 9 punësime të reja të cilat të cilat janë të pa rëndësishme për një ekonomi të madhe”.
Ademi tha se edhe kur vijnë këto investime të huaja, ato shkojnë në vendbanimet me shumicë të popullatës maqedonase. Ndaj kolicionit shqiptarë në qeveri “VLEN”, lëshoi kritika, duke thënë se ata nuk kanë vizion të qartë si pjesëmarrës në ekzekutiv përpos rahatisë së vet. Sipas tij, u mungon strategjia dhe filizofia si politike poashtu edhe ekonomike. Nga ana tjetër Ademi nuk pret që sindikatat të arrijnë qëllimin e tyre për të rritur pagat në sektorin publik, pasi udhëheqësit e tyre do të manipulohen nga pushteti dhe shton se, nuk kemi opozitë të fuqishme që të mund të artikulojë kërkesat e punonjësve. Maqedonia borxhin publik e ka rritur në 67 % të GDP-së dhe kjo, sipas tij, nuk lejon manovra për të rritur pagat aq sa kërkojnë sindikatat. Sa u takon rritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore, Ademi tha se e gjithë kjo vjen nga oligarkët që janë krijuar në vend.
“Maqedonia ka oligarkë që mund të duket pak e çuditshme kjo, por unë e kam edhe të provuar dhe me raste individuale dhe e them për herë të parë në emision te ti se ka oligarkë të cilët i ndërpresin, stopojnë, bojkotojnë prodhimet lokale. Për shembull për shkak të oligarkëve që merren me tregtinë e mishit nga Brazili apo nga Argjentina, këtu luftohen prodhuesit të cilët mund të marrin gjedhe për të bërë një farmë të vete për shkak që mos i ndërpritet profiti atij personi”.
Ademi tha se shteti nuk i lufton këto oligarkë pasi në zgjedhje nga ata marrin para dhe vota. Ai tha se as gjatë këtij viti nuk duhet të presim diçka konkrete sa i takon zhvillimit ekonomik për shkak të zgjedhjeve lokale pasi i gjithë fokusi do vendoset në zgjedhje.