Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit me rezultat 5-2, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund. Rafinja shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Lamine Jamall, Robert Levandovski dhe Alehandro Balde. Për Real Madridin shënuan Kilian Mbape dhe Rodrigo. Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti ka bërë një deklaratë pas humbjes së rëndë në finale.
“Kjo ishte një mbrëmje e keqe. Ne jemi të trishtuar si të gjithë tifozët tanë. Nuk e fshehim se jemi të zhgënjyer, por ky është futbolli. Ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë duhet të mësosh nga humbja. Duhet të shohim përpara, nuk ka opsion tjetër. Kemi luajtur me topa të gjatë dhe nuk ishte ky plani. Plani ishte të luanim, por nuk e bëmë. U thashë se mund të humbim ndeshje, por jo në mënyrën se si luajtëm në pjesën e parë”, ka thënë mes tjerash Ançeloti.