LajmeRajon

Dëbora arrin trashësinë deri në 1 metër në Elbasan, probleme qarkullimi në disa njësi administrative

Situata e krijuar nga dëbora paraqitet problematike për tre njësite administrative të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen.

Trashësia e dëborës është nga 10 deri 20 cm. Në disa segmente të aksit rrugor Griqan – qendër Njësisë Administrative Labinot Mal si pasojë e erës trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.

Mbrëmjen e së dielës me mjetet e Bashkisë Elbasan, ekipet e Shërbimeve Publike u bë e mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi ku ishin bllokuar rreth 7 mjete me 20 persona.

Sot ka vazhdon puna për hapjen e akseve kryesore të tre njësive dhe hedhjen e kripës.

Reshje dëbore, temperatura të ulëta dhe erëra të forta në Kukës, qindra banorë të bllokuar nga moti i keq

Qyteti i Kukësit vijon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e forta.

Rrugët nacionale janë të kalueshme, por me vështirësi pasi ka grumbullim të botës e akullit. Ndërsa qindra banorë janë të bllokuar, si fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.

Po ashtu zonat e bllokuara po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

 

Show More

Related Articles

Back to top button