Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në konferencë për media tha se Ilire Dauti nuk është shkarkuar, vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini. Mexhiti deklaroi se kishte sqarim se Dauti nuk do të shkarkohet nga ky funksione dhe përkundër faktit që kaloi interpelanca që ishte inicuar ndaj saj.
“Nuk ka nevojë dmth për drama. Ilire Dauti ka qenë kryetare e Komisionit dhe mbetet kryetare e Komisionit. I uroj shëndet dhe le ta bëjë punën si duhet”, tha mes tjerash Mexhiti.