LajmeRajon

Aksion simbolik nga shqiptarët në Luginë kundër diskriminimit serb

Shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë zhvilluar të martën aksion simbolik para Stacionit Policor dhe Gjykatës Themelore në Bujanoc, duke shprehur pakënaqësinë ndaj diskriminimit të tyre.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se aksioni u organizua pas një vendimi ku një shqiptar u dënua me gjobë dhe paraburgim për një koment në Facebook, ndërsa një zyrtare serbe nuk u ndëshkua për gjuhë fyese ndaj shqiptarëve.

“Shqiptarët i shihni me llupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë! Për një koment në Facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore  nga Medvegja e cila na quajti minj. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button