BotaLajme

“Unë isha në qendër të Kievit, Putini asnjëherë” – thotë Biden teksa vlerëson politikën e jashtme gjatë presidencës së tij

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden thotë se presidenca e tij ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm në frontin e politikës së jashtme, pasi ai mbajti një konferencë shtypi për të reflektuar mbi kohën e administratës së tij në detyrë.

Ndërsa lideri amerikan përgatitet të lirojë Zyrën Ovale javën e ardhshme, ai mbetet këmbëngulës se gjatë mandatit të tij të vetëm janë bërë hapa përpara në rivendosjen e besueshmërisë amerikane në skenën botërore dhe ka dëshmuar se SHBA, mbetet një partner i domosdoshëm në mbarë globin.

“Shtetet e Bashkuara po fitojnë konkurrencën mbarëbotërore”, ka thënë Biden para audiencës së mbledhur në sallën e konferencave të Departamentit të Shtetit të SHBA, përcjell Telegrafi.

Biden thotë se bota është në një pikë kthese, duke theksuar se një epokë e re e “konkurrencës së ashpër” ka filluar, duke zëvendësuar “periudhën e pas Luftës së Ftohtë”.

Biden vazhdoi, duke elaboruar se Shtetet e Bashkuara janë duke ecur përpara konkurrencës së saj në fusha të ndryshme, duke përfshirë të ardhmen e ekonomisë globale, teknologjinë dhe vlerat njerëzore.

“Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët”.

Më pas Biden shfrytëzoi rastin për t’ia kushtuar disa minuta fjalimit të tij për ndoshta rivalin më të madh të presidencës së tij, presidentit rus Vladimir Putin, duke theksuar pushtimin rus të Ukrainës.

 

Show More

Related Articles

Back to top button