Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.
Në lidhje me këtë rast, PZAP ka marrë vendim duke gjobitur LDK-në në shumën prej 20 mijë euro.
Sipas vendimit të publikuar në PZAP, LDK ka afat prej 15 ditësh që ta paguaj gjobën.
Për më shumë shikoni vendimin e PZAP-së në faqen zyrtare të tyre. /Telegrafi/