Ylli i Barcelonës, Rafinja, ka bërë një parashikim të guximshëm për shokun e tij të ri të skuadrës Lamine Jamal, duke pretenduar se ai do të fitojë të paktën tre “Topa të Artë” në të ardhmen. Në edicionin e fundit, sulmuesi 18-vjeçar i katalanasve përfundoi i teti në renditjen e France Football.
Në një intervistë, anësori brazilian tha: “Lamine do të fitojë shumë Topa të Artë… le të themi tre“.
Më tej, duke folur për sezonin aktual dhe objektivat e tij dhe të skuadrës, Rafinja ishte I qartë.
“Qëllimi im është të jem një version më i mirë i vetes çdo ditë. Nëse ndodh, është mirë, por ajo që ka rëndësi për mua janë titujt kolektivë“.
26-vjeçari ka qenë i rëndësishëm në suksesin e Barcelonës këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 19 ndeshje në La Liga. Ai shënoi edhe dy gola në finalen e Superkupës kundër Real Madrid.