Konfirmohet se konkursi i Këngës në Eurovizion do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizatorët e shfaqjes vendosën se ngjarja nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainë, për shkak të luftës që vazhdon prej pushtimit të Rusisë.
Mbretëria e Bashkuar doli e dyta në konkursin e këtij viti, kështu që Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) hyri në bisedime me BBC.
Nuk dihet ende se cili qytet do të jetë mikpritës, por janë disa qytete si Glasgoë dhe Manchester që kanë shprehur interes.
Mbretëria e Bashkuar ka një numër vendesh me arena të përshtatshme, akomodim dhe linja transporti ndërkombëtar.
Edhe qytete si Leeds, Liverpool, Neëcastle, Birmingham, Aberdeen, Londra, Brighton, Belfast dhe Cardiff gjithashtu mund të jenë në garë.
Qytetet do të duhet të dëshmojnë se kanë objektet e duhura dhe të kalojnë nëpër një proces tenderimi.
EBU ka thënë se vendi pritës duhet të strehojë rreth 10,000 spektatorë, të jetë lehtësisht i arritshëm nga një aeroport ndërkombëtar dhe të ketë strehim të mjaftueshëm në hotel për të paktën 2,000 delegatë, gazetarë dhe spektatorë.
Përfaqësuesi i Ukrainës, grupi “Kalush Orkestra” fitoi konkursin e këtij viti në muajin maj në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, ndërsa këngëtari Sam Ryder i Mbretërisë së Bashkuar doli i dyti, rezultati më i mirë i vendit që nga viti 1998.
© SYRI.net