Në Angli, rivalët presin dënimin e Man.City, si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund dominimit të sheikëve, por “qytetarët” vënë në jetë një lëvizje të bujshme që pa diskutim vërteton të kundërtën.
Man.City ka blinduar yllin më të çmuar që kanë në skuadër, Erling Haaland, dhe jo me një kontratë të thjeshtë rinovimi, por me një super kontratë që do ta mbajë të lidhur me Man.City deri në 2034. Mediat angleze shkruajnë se Haaland dhe City kanë gjetur akordin total për kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme për 9,5 vitet e ardhshme.
Haaland mund të largohet nga Man.City vetëm pas vitit 2029, ky është detaji i përfshirë në kontratë, por klubet e interesuara duhet të paguajnë klauzolën e tij të largimit, e cila për momentin nuk është bërë ende publike.