LajmeSport

Milani filloi me largimet, të parët janë Joviç dhe Himenez

Luka Joviç dhe Aleks Himenez janë emrat më të përmendur për largim nga Milani. Për serbin ka pak vend të kuqezinjtë që po mundohen t’i gjejnë një sistemim.

Lojtari ka kërkesa të shumta si nga Spanja, por sidomos nga Franca ku Monakoja duket më e gatshmja për të investuar. Ndërkohë, Reali po kërkon mbrapsht anësorin spanjoll që në kohët e fundit ka gjetur vazhdimësinë te “Djallit”. Palët mund të diskutojnë një ujdi në fund të sezonit, pavarësisht se në Madrid e duan që në merkaton e janarit.

Orë të rëndësishme këto edhe për Davide Kalabrian. Komo dhe Monza do ta punësonin me shumë dëshirë, teksa edhe Gallatsaraj duket gati për një ofertë.

Në borderonë kuqezi peshon me 4 milionë euro rrogë në sezon edhe Divok Origi që ka pranuar të stërvitet i veçuar. Për belgun nuk ka asnjë ofertë dhe kuqezinjtë po mundohen të gjejnë një rrugëdalje për prishej të kontratës.

 

Show More

Related Articles

Back to top button