LajmeMaqedoni

Deanoski: Administrata nuk është e mbingarkuar, na mungojnë punëtorë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) , Tërpe Deanoski i ftuar sot në emisionin “Daily Click” në TV21 u shpreh se “edhe pse me vite jemi akuzuar se jemi të mbingarkuar, mund të them se ka mungesë të punëtorëve në administratë”.

“Varet sesi i sheh gjërat, dua të them deri tani çfarë lexojmë në media dhe në rrjetet sociale. Qytetarët e dinë se cilat janë kërkesat tona, dhe në anën tjetër na inkurajojnë njoftimet e Qeverisë dhe ministrive, të cilat vetë, siç e thashë edhe më parë, thonë se pagat janë të ulëta.

Edhe pse me vite akuzohemi se jemi të mbingarkuar, mund të them se ka mungesë të punëtorëve në administratë, thotë kryetari Deanoski .

 

Show More

Related Articles

Back to top button