Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale gjatë një debati televiziv.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Gaxherri e cila ka qenë deputete në legjislatura të kaluara.
Ajo ka treguar se mesazhet kërcënuese i janë dërguar gjatë transmetimit të emisionit, por nuk ka bërë të ditura detajet e tyre.
Pas përfundimit të debatit, ajo ka vërejtur kërcënimin publik dhe menjëherë e ka raportuar rastin në Policinë e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se rasti është paraqitur dhe hetimet janë duke vazhduar, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.