BotaLajme

Ambasadorët e BE-së fillojnë bisedimet për gazin

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së sot do të takohen që ta përgatisin mbledhjen e nesërme të ministrave për energji në të cilin do të debatohet për propozimin kontrovers të Komisionit Evropian për kursimin e gazit, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Me Këshillin e Ministrave të Energjisë dhe Transportit kryesor presidenca çeke, e cila do të duhet të ndërtojë kompromis në bazë të propozimit të Komisionit Evropian të prezantuar javën e kaluar në Bruksel.

Propozimi i Komisionit Evropian parashikon që deri në pranverën e ardhshme, vendet anëtare të BE-së të reduktojnë konsumin e gazit me 15 për qind dhe të vendosin mekanizma solidariteti ndërmjet tyre, në mënyrë që të përshpejtojnë pavarësinë nga gazi rus. Zyrtarët e BE-së po paralajmërojnë se vendet anëtare duhet të jenë të përgatitura që Moska të ndërpresë ose ulë furnizimet me gaz në Evropë si përgjigje të sanksioneve të BE-së për luftën në Ukrainë.

Të paktën gjashtë vende anëtare të BE-së tashmë paralajmëruan se do të jenë kundër propozimit të Komisionit Evropian, disa planifikojnë plotësisht ta hedhin poshtë. Më së shumti kundërshtojnë vendet e jugut të Evropës, si dhe Hungaria dhe Polonia.

Ajo që i shqetëson më shumë shtetet anëtare në propozimin fillestar të Komisionit Evropian është mundësia që ky institucion të vendosë masa shtrënguese nëse plani dështon vullnetarisht. Sipas diplomatëve në Bruksel, në tavolinë është një kompromis i modifikuar me një fjalor më të butë dhe me mundësi që vendet të përjashtohen nga kjo rregullore e re, nëse ajo miratohet. Versioni i fundit gjithashtu e bën më të vështirë për Komisionin Evropian vendosjen e kursimeve të gazit përmes ndryshimeve në numrin e votave.

Pas mbledhjes së sotme të ambasadorëve pritet të bëhet më e qartë se në cilin drejtim lëvizin bisedimet dhe a ka kompromis.

Ministrat e Energjisë dhe Transportit të BE-së do të takohen nesër në Bruksel në këtë temë.

Show More

Related Articles

Back to top button