Sali Berisha shkoi këtë të hënë në SPAK. Ish kryeministri pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, nisi sulmet ndaj këtij institucioni, por edhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.
Berisha paralajmëroi se Dumani do të ketë fundin e tij, si të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë.
“Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni. Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.
Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë.”, theksoi ai.