BotaLajme

“Armëpushimi”, shumë banorë të shpërngulur të Rripit të Gazës u rikthyen në shtëpitë e tyre të shkatërruara

Qindra të zhvendosur palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre të shkatërruara. Teksa, 90 të burgosur palestinezë u rikthyen në Gazë nga burgjet izraelite. Të gjithë të liruarit janë gra dhe adoleshentë, duke filluar nga mosha 15 vjeçare. Lirimi i të burgosurve u prit mes festimeve me fishekzjarrë, këngë, valle edhe britma.

Të liruarit palestinezë i përshkruan kushtet në burgun izraelit si “shumë të vështira”.

“Ndjenja të forta. Së pari, ndjenjën e lirisë dhe i falënderojmë të gjithë për këtë liri. Dhe nga ana tjetër, dhimbja për humbjen e numrit të madh të viktimave. Kjo është ndjenja e dyfishtë në të cilën jetojmë. Situata në burg është shumë e vështirë dhe urojmë liri për të burgosurit meshkuj e femra”, tha Kalida Jarrar, e liruar palestineze.

“Liria jonë është e paplotë. Mëshirë për viktimat. Liria jonë nuk do të jetë e plotë derisa rindërtimi i Gazës dhe jeta të kthehet në të. Populli i Gazës është i fortë dhe i palëkundur. Sot, nevojat bazë të jetës në burg janë pothuajse inekzistente. Sot, të burgosurit, meshkuj dhe femra, vuajnë nga privimi i plotë i të drejtave bazë, si ushqimi, furnizimet e pastrimit dhe sendet thelbësore. Situata në burg është kaotike”, u shpreh Hadia Shatara, e liruar palestineze.

Lirimi i të burgosurve palestinezë vjen pas lirimit të tre pengjeve izraelite nga Hamasi një ditë më parë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. Lirimi tjetër i pengjeve dhe të burgosurve pritet të shtunën. Ndërkohë, si pjesë e marrëveshjes, qindra kamionë po hyjnë në enklavë me ndihma humanitare. Si pasojë e ofensivës izraelite 15 mujore, janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë. Mbi 90 për qind e popullsisë është zhvendosur. /Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button