LajmeMaqedoni

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve përsëri në procedurë parlamentare

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve edhe një herë po kthehet në procedurë parlamentare në seancën e sotme të 31-të, pasi kryetarja Gordana Siljanovska Davkova më herët nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e ligjit.

Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në seancën e 27-të plenare, me shumicë të thjeshtë dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, ndryshimet ligjore i kthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, Presidentja do të detyrohet ta nënshkruajë dekretin.
Në shpjegimin e Presidentes thuhet se ndryshimet e votuara të Ligjit përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Në sqarim ajo thekson se ka bërë analiza të thella dhe konsultime ekspertësh, pas së cilës kërkon rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të Projektligjit.

“Besoj se Kuvendi, si bartës i pushtetit legjislativ, do t’i marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e mia gjatë shqyrtimit të dispozitave të nenit 9 dhe nenit 10 të Ligjit për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të cilin e miratoi më 24 dhjetor, 2024, dhe do të krijojë zgjidhje të qarta, të sakta në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në dokument.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk