LajmeSport

Vlahoviç vihet në shitje, disa klube angleze këtrkojnë sulmuesin serb

“Vlahovic kundër Milanit ishte në stol për zgjedhje teknike”. Deklaratat e fundit e Tiago Motta nuk e fshehin faktin se numri 9 i Juventusit nuk është qendror në projektin e trajnerit bardhezi. Sigurisht, pas fjalëve të italo-brazilianit qëndron filozofia e njohur “të gjithë janë të dobishëm, askush nuk është i pazëvendësueshëm”, e cila aplikohet shpesh në futboll.

Rezultati pozitiv kundër Milanit me Niko Gonzalez të përdorur si “9 fals”, së bashku me blerjen e Kolo Muani, tregojnë se Motta nuk do të kishte kundërshtime për shitjen e Vlahoviçit brenda dhjetë ditëve të ardhshme. Shitja e tij mbetet një proces i ndërlikuar, duke marrë parasysh pagën prej 12 milionë eurosh, si dhe nevojën e Juventusit për të gjetur një tjetër sulmues në rast largimi. Megjithatë, Vlahoviç ka admirues të shumtë, veçanërisht në Premier Ligë.

Sipas “La Stampa”, emri i sulmuesit serb ka hyrë në bisedimet me Çellsin për Veiga dhe Çillvellin. Edhe pse mediat angleze janë të ftohta për këtë opsion, nuk duhet harruar se blutë e Londrës dhe Juventusi kanë diskutuar për Vlahoviç edhe gjatë verës. Gjithsesi, opsioni më i besueshëm duket të jetë Arsenali. Arteta, i cili ka humbur Gabriel Zhesus për shkak të një dëmtimi, që do ta mbajë jashtë fushës deri në fund të sezonit, ka nevojë për një sulmues.

Megjithatë, trajneri i “Guners” preferon lojtarë me karakteristika të ndryshme nga ato të Vlahoviç. Pavarësisht kësaj, negociatat mund të intensifikohen në ditët e fundit të merkatos dimërore, sidomos nëse klubi londinez nuk gjen alternativa të përshtatshme në treg.

 

Show More

Related Articles

Back to top button