Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë lënduar nga zjarri në një hotel resorti skijimi në Turqi.
Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu në restorantin e hotelit në Kartalkaya në Turqinë veriperëndimore të martën mbrëma, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Guvernatori i provincës Bolu, ku ndodhet vendpushimi i skive, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolou se dy nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa.
Sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin, hoteli kishte 234 mysafirë që qëndronin në momentin e aksidentit.
Televizioni privat NTV raportoi se disa njerëz u përpoqën të zbrisnin nga dhomat e tyre duke përdorur çarçafë.
Shkaku i zjarrit nuk dihet menjëherë ndërkohë që supozohet se “veshja prej druri” në pjesën e jashtme të hotelit mund të ketë përshpejtuar përhapjen e zjarrit.
Kartalkaya është një vendpushim popullor skish në malet Koroglu, rreth 300 kilometra në lindje të Stambollit.Zjarri ka ndodhur gjatë pushimit të semestrit shkollor, kur hotelet në rajon janë të mbushura plot.
Zyra e Aydin tha se 30 kamionë zjarrfikës dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje ndërkohë që hotelet e tjera në resort u evakuuan si masë paraprake.