LajmeRajon

Kosova bëhet me oficer ndërlidhës në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se bazuar në Memorandumin e radhës së bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, sot mori vendim për emërimin e Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar.

“Edhe nje sukses i radhës në fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ushtarak me Mbretërinë e Bashkuar. Bazuar në Memorandumin e radhës së bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, sot mora vendimin për emërimin e Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar. Qendra Britanike e Luftës Tokësore është shumë e rëndësishme në profesionalizmin e oficerëve dhe nënboficerëve tanë në procesin e zhvillimit të forcave tona tokësore. Shumë urime e suksese Major Suka dhe mirënjohje e falënderim i thellë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar!”, ka shkruar Mehaj në Facebook”.

Show More

Related Articles

Back to top button