Forcat kolumbiane të sigurisë kanë kapur 8.2 ton kokainë në qytetin port të Buenaventura në bregun e Paqësorit, një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në historinë e vendit, deklaroi presidenti Gustavo Petro.
“Policia Kombëtare sekuestron 8.2 ton kokainë në portin e Buenaventurës. Është një nga kapjet më të mëdha të kokainës në historinë e Kolumbisë. Deri tani këtë muaj Policia Kombëtare ka sekuestruar 24 ton”, shkroi Petro në X.
Vitin e kaluar në Kolumbi u kapën gjithsej 848.5 ton kokainë, një rekord dhe një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pas Shteteve të Bashkuara, Evropa është tregu më i madh i kokainës nga Kolumbia, Peruja dhe Bolivia.
Në vitin 2023, më shumë se 300 ton kokainë u kapën në portet evropiane. Vetëm në Antwerp, hetuesit kapën një rekord prej 121 tonësh kokainë, rreth 10 për qind më shumë se një vit më parë.