LajmeSport

Juventusi arrin marrëveshje për huazimin e qendërmbrojtësit të Çellsit

Skuadra e Juventusit është afër marrëveshjes me lojtarin e Çellsit gjatë afatit kalimtar të dimrit. Bëhet fjalë për mbrojtësin, Renao Veiga.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me “Blutë” e Londrës për lojtarin portugez dhe do ta huazoj deri në fund të këtij edicioni. Juventusi nuk do të ketë të drejtën e blerjes, kurse do t’i paguaj pesë milionë euro deri në muajin qershor.

Veiga do të luaj si qendërmbrojtës te Juventusi, pasi te Çellsi nuk arriti të zë vend në formacionin e Enzo Mareska-s./Indeksonline/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk