BotaLajme

Trumpi ia lë Zelenskyt një pjesë të fajit për luftën në Ukrainë: Ai nuk është engjëll

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, vazhdimisht pretendon se mund t’i kishte dhënë fund luftës në Ukrainë me një “marrëveshje”.

Sërish ai i jep presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, një pjesë të fajit për vazhdimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, luftë që filloi në shkurt 2022 me agresionin rus kundër Ukrainës.

“Ai po ashtu nuk duhet të kishte lejuar këtë të ndodhte. Ai nuk është një engjëll. Ai nuk duhet ta kishte lejuar këtë luftë”, u shpreh Trumpi për Fox News.

Trumpi nuk tha në mënyrë të drejtpërdrejtë në intervistë se Zelensky duhej të ishte dorëzuar. Por ai e shprehu një qortim për presidentin për përfshirjen në një luftë kundër një kundërshtari dukshëm më superior.

 

Show More

Related Articles

Back to top button