Nuk vonohet projekti i ri, në procedurë është, dokumentacioni i tenderit është në procedurë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski për ndërtimin e pjesës ës dytë të autostradës Shkup-Bllacë, shkruan TV21. I pari i ekzekutivit thotë ndërtimi i kësaj autostrade është në interes të vendit tonë, pasi shumë më tepër shtetas të Kosovës hyjnë në vendin tonë, sesa shtetas tanë që shkojnë në Kosovë.
“Dhe tani ne çfarë bëjmë, po përpiqemi të bëjmë zgjidhje teknike që përfundimisht qytetarëve do t’u mundësojë këtë, sepse neve na konvenon si shtet, sepse tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në Maqedoni, sesa qytetarë të Maqedonisë që hyjnë në Kosovë, është në interes tonin që ta bëjmë këtë. Vlerësoj se nëse bëhet kjo rrugë, edhe më tepër, ndoshta 5 herë më tepër ata vijnë këtu, një pjesë janë transit, shkojnë te fqinji ynë jugor, por një pjesë mbeten këtu, harxhojnë para, etj. Në interes tonin është që sa më shpejt kjo të ndodhë”, tha mes tjerash Mickoski.