GostivarLajme

Javën e ardhshme pritet vendimi për vulat e ASH / Aziri: Vulat takojnë aty ku Ziadin Sela është kryetar

Ne e kemi shprehur nga Fronti Europian, por edhe vetë Ziadin Sela se jemi gati të takojmë çdo anëtarë të koalicionit VLEN vetëm nëse ata e lëshojnë këtë qeveri e cila godet çdo ditë të drejtat e shqiptarëve. Kështu u përgjigj në emisionin “Politica” në televizionin Globi, deputeti Elmi Aziri, kur u pyet nëse ka pasur ndonjë takim mes Selës dhe Taravarit me qëllim bashkimin e Aleancës për Shqiptarët.

“Konstatimi jonë i përgjithshëm është se mbi bazë të asaj që e kemi parë këto 7 – 8 muaj dhe që ka qenë e paralajmëruar edhe para zgjedhjeve, neve punët nuk na bëjnë, neve po na ‘humb dheu ndër këmbë’. Shihni goditjet e një pas njëshme të çdo tipari etnik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ligji për shkollat fillore, ligji për shkollat e mesme, sulmet e një pas njëshme ndaj ligjit për gjuhën shqipe, vendimet e krerëve të institucioneve që u dërgojnë të të punësuarve që çdo komunikim do të duhet të bëhet në gjuhën maqedonase, eleminimi i përkatësisë etnike gjatë punësimeve… Të gjitha këto janë një goditje ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe frymës që do të duheshte ta ofron Marrëveshja e Ohrit në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Elmi Aziri, deputet.

Nëse e lëshojnë qeverinë, mund të ulemi të biesdojmë për strategji veprimi për të ardhmen, ishte porosia e Azirit dërguar ish bashkëpartiakëve që janë pjesë e qeverisë aktuale.

“As Ziadin Sela as Elmi Aizir kurrë nuk kanë qenë për ndarje të ASH-së. Po për bashkim ju pyeta? – Unë e dhash përgjigjen se thirrja ka qenë që ta lëshojnë qeverinë sepse treni ku janë i çon në destinacion të gabuar dhe ulemi bisedojmë për strategjitë e mëtutjeshme të veprimit”, deklaroi Elmi Aziri, deputet.

Aziri tutje tha se nga fundi i këtij muaji pritet që Gjykata Themelore e Tetovës të sjellë vendim se kujt do ti takojnë vulat e partisë.

“Informatat flasin që para dy ditëve Gjykata Themelore në Tetovë ka vendosur që diku me datë 28 apo 29 të këtij muaji të merr verdikti përfundimtar, dhe ne e dimë vendimin fillestarë të Gjykatës Themelore në Tetovë dhe unë nuk shoh asnjë arsye dhe asnjë argument që Gjykata Themelore e Tetovës tash të marr vendim tjetër fare nga vendimi paraprak. Vlerësojë se në bazë të dëshmive të deponuara në Gjykatën e Tetovës, amblema, vulat e Aleancës për Shqiptarët takojnë aty ku Ziadin Sela është kryetar”, deklaroi Elmi Aziri, deputet.

Sela dhe Taravari i ndanë rrugët para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale vitin e kaluar, kur Taravari iu bashkangjit VLEN-it,, kurse Sela vendosi të shkojë në zgjedhje me koalicionin Fronti Europian i udhëhequr nga BDI. Aktalisht vulat e ASH-së janë te Taravari, i cili poashtu ka theksuar disa herë se partia i takon atij, pasi siç ai ka pretenduar, anëtarësia është me të.

Show More

Related Articles

Back to top button