BotaLajme

SHBA-ja u vë taksë 25% mallrave kolumbiane, shteti pajtohet t’i pranojë emigrantët e dëbuar

SHBA-ja nuk do të vazhdojë me tarifat ndaj Kolumbisë, pasi Bogota zyrtare ka rënë dakord të pranojë pa kufizime, emigrantët e dëbuar, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Një ditë më parë, presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë të ditur se nuk do të lejojë avionët nga Shtetet e Bashkuara që transportojnë emigrantë të dëbuar, të zbarkojnë në vendin e tij, raporton BBC.

“SHBA-ja nuk mund t’i trajtojë emigrantët kolumbianë si kriminelë”, ka shkruar Petro në një potim në X të dielën, duke shtuar se qeveria në Washington duhet të zhvillojë një protokoll që “i trajton emigrantët me dinjitet.

Presidenti Trump ka urdhërur tarifa 25% për të gjitha mallrat kolumbiane pasi presidenti i Kolumbisë ndaloi dy fluturime ushtarake amerikane të dëbimit, të zbarkojnë në vend të dielën.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tani thotë se Kolumbia ka rënë dakord të pranojë emigrantët që mbërrijnë me avionët ushtarakë amerikanë “pa kufizim apo vonesë”.

Shtëpia e Bardhë e ka përshëndetur marrëveshjen me Kolumbinë si një fitore, pasi dy liderët e vendit shkëmbyen kërcënime në mediat sociale të dielën.

Ministria e Jashtme e Kolumbisë ndërkaq ka thënë se ka “kapërcyer ngërçin” me SHBA-në vetëm disa orë pasi Petro publikoi një postim të gjatë në X, duke dënuar atë që ai e quajti “bllokadën” e Trumpit.

Petro kishte refuzuar hyrjen e fluturimeve ushtarake amerikane me emigrantë të dëbuar, duke thënë se ata duhet të kthehen “me dinjitet dhe respekt”.

Si përgjigje, Trumpi ka njoftuar “masa hakmarrëse urgjente dhe vendimtare” në një postim në faqen e tij të mediave sociale “Truth Social”, duke përfshirë tarifat dhe sanksionet e vizave. Petro i është përgjigjur në X me një postim ku njoftonte tarifat e tij.

“Bllokada juaj nuk më tremb, sepse Kolumbia, përveçse vendi i bukurisë, është edhe zemra e botës”, ka shkruar ai.

Brenda pak orësh, të dy palët dukej se e kishin zgjidhur mosmarrëveshjen dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se Kolumbia ka rënë dakord për “të gjitha kërkesat e presidentit Trump”.

Tarifat e propozuara të Trump janë “përpiluar plotësisht” dhe do të zbatohen prapë nëse Kolumbia nuk e respekton këtë marrëveshje, sipas Shtëpisë së Bardhë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button